Performanca e Bebe Rexhës me Doja Cat në ‘AMA 2020’

Performanca e Bebe Rexhës me Doja Cat në ‘AMA 2020’

Bebe Rexha ishte në mesin e yjeve që kanë performuar në ceremoninë e ‘American Music Awards 2020’ që u zhvillua të dielën mbrëma në Los Angeles.

Këngëtarja shqiptare është bashkuar me Doja Cat për të interpretuar këngën “Baby, I’m Jealous”.

31-vjeçarja e nisi interpretimin në një skenë që ishte rregulluar të dukej si një shpellë parahistorike.

Kah mesi i performancës, asaj i është bashkuar në skenë Doja për ta kënduar pjesën e saj, ndërsa ishte e veshur si një shpellare.


Doja Cat ishte ndër fitueset e ‘American Music Awards 2020’, ndërsa në këtë eveniment ka interpretuar edhe shqiptarja tjetër, Dua Lipa, e cila njëherësh edhe e ka fituar çmimin për këngën e preferuar në zhanrin pop/rok.