Erdoğan: Udhëheqësi i ligë i FETO-s do të përgjigjet herët ose vonë

Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se Turqia nuk ka më kohë për humbje që në të kaluarën ka ndodhur për shkak të mosdijes, mospajtimit ose arsyeve tjera, por ka ardhur koha për kurorëzimin e të gjitha përparimeve dhe hapërimeve të mëdha që ka realizuar gjatë 15 viteve të fundit.

 Erdoğan sot në Pallatin Presidencial priti përfaqësuesit e bashkësive lokale nga qytetet lindore dhe juglindore turke, ndërsa në adresimin e tij shprehu kënaqësinë që për herë të 41-të është i pranishëm në pritjen e përfaqësuesve të instancave të ulëta të pushtetit lokal të cilat i cilësoi si fuqi të veçantë të Turqisë.

 “Turqia në vitin 2019 kalon në sistem tjetër të qeverisjes. Jemi të gatshëm për atë, apo jo. Populli ynë më 16 prill në referendum aprovoi vendosjen e sistemit presidencial. Tani po zhvillojmë përgatitjet për implementimin e këtij procesi. Sigurisht, bashkësitë lokale dhe ju si përfaqësues të tyre edhe në sistemin e ri do të keni rol të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm”, tha Erdoğan.

 Duke shprehur bindjen se Turqia edhe zgjedhjet e vitit 2019 do t’i pret me kënaqësi, Erdoğan tha se nga parlamenti, qeveria dhe të gjitha institucionet pret që me përkushtim të punojnë në këtë plan dhe vizion për zhvillimin e Turqisë, e cila, siç tha, më nuk ka kohë për të humbur.

 Duke u përqendruar edhe në tentimin e vitit të kaluar të grusht shtetit të dështuar, të cilin në Turqi e kreu organizata terroriste FETO, Erdoğan tha se një pjesë e pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO sot është ose pas grilave ose ka ikur nga Turqia, ndërsa udhëheqësi i ligë i kësaj organizate nga viti 1999 nuk ndryshon adresën në Pensilvani në të cilën në një pronë prej 400 dynymë jeton me skllevërit e tij.

 Presidenti turk porositi se ky udhëheqës do të përgjigjet për veprat e tij, herët ose vonë, ashtu si të gjithë ata që ishin aleatë të tij.

 “Ne nuk jemi dhe as nuk do ta përkulim kokën atje prej ku urdhrat vijnë nga ata të ligë, që kanë shitur këtë tokë dhe popull për dollarë dhe që përpiqen të na ndajnë”, tha Erdoğan.

 Duke theksuar se Turqia e di se kush, dhe me çfarë lloj entuziazmi me telefon thirri në atë natë të tentimit për puç, por se nuk është koha apo vendi për të folur në televizionin për atë, Erdoğan tha se do të fliste për këtë me disa qarqe në tubime ndërkombëtare.

 “Të mos gënjehemi, ne e dimë shumë mirë kush është kush. Prandaj, më nuk do të lejojmë kurrë që disa njerëz nga disa vende të jenë këtu me lehtësi. Ne do të bëjmë gjithçka që nevojitet”, potencoi Erdoğan.

 Duke u përqendruar në skenën aktuale politike në Turqi, Erdoğan shprehu kënaqësi nga mbështetja që Partia opozitare Lëvizja Nacionaliste (MHP) i jep qeverisë për temat dhe projektet shumë të rëndësishme.

 Ai shtoi se ishte i pikëlluar për politikën e pajustifikuar dhe sipërfaqësore të ndjekur nga Partia kryesore opozitare Popullore Republikane (CHP).

 Duke kujtuar se zëvendës kryetari i CHP-së në fjalimin e tij të fundit personalisht e quajti atë "fashist dhe diktator", Erdoğan tha se lidhur me këtë do të gjykojë populli, por se kjo është vetëm një tregues se ky njeri nuk e di se çfarë është fashizmi dhe diktatura

 “Të isha unë diktator ose të ishte në këtë vend ndonjë diktaturë, ky njeri nuk do të kishte rastin të flet ashtu publikisht në sheshe. Menjëherë dikush do të vinte pas tij dhe do ta merrte….kjo nuk është lojë. Ajo që liderët e CHP-së flasin lirshëm në sheshe është dëshmi se në Turqi vlejnë liritë”, tha Erdoğan.