Komisioni vendos: Projektligji për Demarkacionin nesër në Kuvend

Me shumicë votash Komisioni për Punë të Jashtme ka dërguar në shqyrtim të seancës së nesërme Projektligjin për Demarkacionin.

Në këtë mbledhje të komisionit në lidhje me këtë rekomandim dy anëtarë ishin kundër, një kishte abstenim.

Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, ka paralajmëruar se partia e tij do të votojë kundër demarkacionit, derisa ka shtuar se publiku po gënjehet se do të bëhen përmirësime në marrëveshjen aktuale me Malin e Zi.

Ndërsa AAK-ja që para se të hynte në qeveri ka qenë kundër demarkacionit aktual me Malin e Zi, ka thënë se duhet përkrahur ky version në seancën e së enjtes.

Kurse Elmi Reçica nga PDK-ja ka deklaruar se beteja për demarkacionin ka qenë betejë argumentesh shkencore dhe sipas tij, deklarata e përbashkët e presidentëve ofron mundësinë që të ketë korrigjime.