Meta: Idetë për shkëmbim territoresh, tentativa të dëshpëruara populiste

Presidenti Ilir Meta ka folur per te te pare per ate që ka qarkulluar në formë thashethemi mediatik...

Presidenti Ilir Meta ka folur per te te pare per ate që ka qarkulluar në formë thashethemi mediatik: Shkembimin e territoreve Kosove-Serbi. Gjatë nje takimi me  delegacionin e Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, kryesuar nga z.Carl Bildt, ish-Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë, Meta eshte deklaruar kunder ndarjes se Kosoves.

Siç bën të ditur zyra per mediat, Presidenti theksoi rëndësinë që ka zgjerimi i BE-së edhe me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në këtë kontekst vuri në dukje se shpreson që Shqipëria të çelë sa më parë negociatat e anëtarësimit në BE, dhe që Kosova të përftojë liberalizimin e vizave, sapo të mbyllet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

Meta është shprehur se janë të papranueshme dhe të pamundura idetë destruktive për ndarje apo shkëmbime territoresh, duke i konsideruar ato tentativa të dëshpëruara për mbivendosjen e agjendave populiste mbi agjendat jetike të integrimit dhe stabilitetit. “Programi i vetëm i punës në tryezat e drejtuesve politikë duhet të jenë zgjidhja e problemeve e shqetësimeve reale të qytetarëve, për të vendosur sundimin e ligjit dhe demokracisë në secilin vend”, ka thene ai.

Më herët për këtë çështje ka folur edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai ka vene gishtin tek Rama dhe Vucic të cilët kane planifikuar shkembi territoresh Kosove-Serbi.

“Burime diplomatike bëjnë me dije se projekti serb per ndarjen e ne kuadrin e një shkëmbim territoresh është mbështetur plotësisht nga Edi Rama. Madje në këtë kuadër, burimet diplomatike thonë se së afermi eshte planifikuar nje vizitë e përbashket në Presheve Vuçiç-Rama”, shkruante Berisha.