Haradinaj për Dua Lipën: Suksesi i saj na bën krenar!

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa mbrëmë ka shënuar një sukses të madh në karrierën e saj.

E nominuar në 5 kategori në “Brit Awards 2018”, Dua Lipa ka fituar dy çmime të rëndësishme, Artistja më e mirë debutuese” dhe “Zbulimi më i madh artistik i vitit”

Suksesi i saj padyshim që ka bërë krenarë të gjithë shqiptar, për këtë rast fjalë ka pasur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka thënë se suksesi i saj në bën krenarë

“Yjet tona të muzikës po marrin vëmendje botërore. @dualipa mori më së shumti nominime për çmimin “Brit Awards 2018” dhe fitoi çmimet “Artistja më e mirë debutuese” dhe “Zbulimi më i madh artistik i vitit”. Suksesi i saj na bën krenar!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Instagram.