Graham është bërë një nga promotorët më të njohur të krishterimit, duke predikuar para audiencave në mbarë botën qysh në vitin 1954.
Ai ka vdekur në shtëpinë e tij në Montrit të Karolinës së Veriut, tha një zëdhënës i tij.
Në karrierën 60-vjeçare, Graham u ka predikuar personalisht 210 milionë njerëzve.
Në fillim ka qenë skeptik ndaj lëvizjes së të drejtave civile në SHBA, por është bërë mbështetës i saj në vitet 1950.