Gjatë takimit të kryetares së Partisë për Veprim Demokratik-dega në Preshevë, znj.Ardita Sinani dhe ambasadorit të Gjermanisë në Beograd z. Axel Dittmann u diskutua rreth zhvillimeve politike, zgjedhjeve të parakohshme, si dhe situatës aktuale në komunë të Preshevës, integrimi i shqiptarëve në institucionet publike si dhe çështja e nostrifikimit të diplomave.
Znj. Sinani përveç tjerash ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me problemet të cilat po hasin studentët shqiptarë në nostrifikimin e diplomave ku ka kërkuar dhe një zgjidhje të mundshme në bashkëpunim me z. Dittman.
Ambasadori i Gjermanisë në Beograd z.Axel Dittman ka shprehur poashtu interesim të lartë për çështjet të cilat i shqetësojnë shqiptarët këtu në komunë të Preshevës siç është furnizimi i shkollave me tekste mësimore dhe në bashkëpunim jo vetëm me partitë qeverisëse por edhe ato opozitare të zhvillojnë dhe të përmirsojnë në zgjidhjen e këtyre problemeve.