z.Mehmeti: Demokracia mbetet vetëm si term në Alternativën Për Ndryshim sepse aty nuk ka demokraci por ka diktaturë

z.Mehmeti: Demokracia mbetet vetëm si term në Alternativën Për Ndryshim sepse aty nuk ka demokraci por ka diktaturë

KOMUNIKATË!

Të nderuar qytetarë

Përmes këtij postimi desha të ju njoftoj se mbrëmë në zyrat e Alternativës Për Ndryshin në Preshevë është mbajtur mbledhje jolegjitme, jo demokratike me anëtarë jo legjitim dhe pa kuorum, me direktivat e Shqiprim Arifit për të më shkarkuar mua  si kryetar i nëndegës së Apn-së në Rahovicë

Këtë e bëri Shqiprim Arifi me pretekstin ose duhet të jesh me mua ose kundër meje( nën urdhërat e mi ose ndryshe nuk mundet), gjë të cilën për hirë të votuesve dhe përkrahësve të mi nuk e pranoj asnjëherë.

Kontributin tim në Alternativën Për Ndryshim e dijnë gati se të gjithë, andaj këtë nuk e kam merituar nga Alternativa Për Ndryshin e aq më pak nga anëtarët e nëndegës të cilën me sistemin përçaj e sundo arritën  të bëhen ashtlëpirësa të Shqiprim Arifit.

Unë këto zgjedhje nuk i pranoj dhe tani publikisht po ju premtoj se do të jem kundërshtari juaj politik

Përveç tjerash, ndjejë keqardhje për bashkvendasit e mi që mbrapa shpindës, pa konsultime, morën pjesë në një inskenim të tillë

Kjo vetëm tregon dobësinë e APN-së në Rahovicë, dhe e shfaq fytyrën e vërtetë se si shfrytëzohen aktivistët dhe në rastin e parë i hidhet posht mundi i tyre, e njëjta ka për t'iu ndodh edhe ju, dhe tek unë si ish kryetar i nëndegës dhe si bashkfshatarë i juaji e keni derën hapur sepse e di se jeni manipuluar!

Demokracia mbetet vetëm si term në Alternativën Për Ndryshim sepse aty nuk ka demokraci por ka  diktaturë

Kur ju duhesha më gjenit edhe nëpër terr,  ndërsa kur nuk ju duhesha nuk me shihnit as në dritë.

Kur e kishit V-në te B-ja isha i mirë, e tash nuk jam i mirë për ju!

Një faleminderim të madh  familjes, shokëve e miqve për përkrahjen  dhe një kërkim falje për të gjithë ata që nuk patëm mundësi të jemi në shërbimin tyre

Faleminderit

Shihemi në zgjedhje

Me respekt e nderime, ish kandidati për këshilltar dhe kryetari i nëndegës së Apn-së Rahovicë,

Driton Mehmeti