Hoti: Kemi marrëveshje me PDK-në, i kemi 27 vota për demarkacionin

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se kjo parti do ta votojë demarkacionin me 27 vota që i kanë...

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se kjo parti do ta votojë demarkacionin me 27 vota që i kanë, por që raporti i Bulliqit nuk mund të jetë pjesë e votimit.

Hoti ka thënë se mbërëmë vonë janë marr vesh me PDK-në dhe Nisman, por AAK-ja ende nuk është pajtuar.

Hoti ka thënë se raporti i Bulliqit nuk ka logjik të futet për votim sepse ka kontradikta.

“Për të marr një vendim shumë të rëndësishëm për lëvizjen e lirë i ftojmë partitë politike të rezonojnë karshi qytetarëve. LDK është unike që ta mbështesim me 27 vota që i kemi e kemi përkrahur edhe deklaratën e dy presidenteve që të korrigjohet marrëveshje kufitare dhe ne presim që të gjitha partitë politike ta votojnë. Ne presim të mos i kemi ato sferat e gazit. Ne dje tërë ditën kemi diskutuar me partitë politike dhe ju kemi dhënë kohë dhe kemi arritur marrëveshje për draftin që duhet të votohet në Kuvend. Ne presim që edhe AAK të pajtohet me atë propozim. Votat tona sigurohet. Ju e dini raportin e Bulliiqit që është në kontradit prandaj nuk ka logjik që të ketë një raport që hedh poshtë marrëveshjen e vitit 2015.  Raporti i Bulliqit nuk mund të marr fuqi ligjore, sepse është një grup i njerëzve që mendojnë, mund ta kenë deputetët për mendim. Shumica parlamentare janë 61, edhe 27 vota i kanë të LDK-së. Ne kemi dhënë qëndrimin tonë për këtë çështje, dhe kemi gjetur gjuhë të përbashkët me PDK dhe Nisman dhe ne presim që koalicioni të merret vesh edhe me AAK-në”, ka thënë Hoti.