Presidenti Thaqi dekoron Ish-presidenten Jahjaga

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dekoruar ish-presidenten Atifete Jahjaga me Medaljen Presidenciale Jubilare në dhjetëvjetorin e pavarësisë...

Kreu i shtetit tha se është kënaqësi që ka dekoruar me medaljen presidenciale ish-presidenten Jahjaga, ngase kontributi i saj udhëheqës që ka pasur për proceset në vend ka qenë i pakontestueshëm.

Ndërsa, ish-presidentja Jahjaga, tha se e çmon vendimin e Thaçit.