Kurti sulmohet me vezë

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti është gjuajtur me vezë derisa hynte në ndërtesën e Kuvendit.

Një qytetar me emrin Islam Krasniqi ka gjuajtur me vezë në drejtim të Kurtit në shenjë proteste për mos ratifikimin e Demarkacionit.

Pas këtij veprimi Krasniqi është shoqëruar nga policia të cilët  e kanë future në oborrin e ndërtesës së Kuvendit.

Për sot është paralajmëruar një protestë para Kuvendit në përkrahje të Demarkacionit.