Ylber Saqipi nga fshati Rahovicë dhuron mjete për ''Qëndrimin Ditorë'' të fëmijëvë me aftësi të veçanta (Foto)

Mirënjohje dhe falënderim për z.Saqipi ...

Ylber Saqipi nga fshati Rahovicë i ka dhuruar mjete "Qendrës për Punë Sociale" në Preshevë mjete këto të dedikuara për fëmijët me aftësi të veçanta në ''Qëndrimin Ditorë''.

Mjetet të cilat janë dhuruar janë një automjet për transportin e fëmijëve, një karrocë, dhe dy krevetë, ku të njëjtat mjete më parë i përkisnin të birit të z. Saqipi, i cili ka ndërruar jetë para pak kohësh.

Vepra të tilla humane janë gjithmonë të mirëseardhura sepse sidoqoftë në njëfarë mënyre lehtësojnë nevojat e familjarëve qoftë edhe në një masë sado të vogël.

Mirënjohje dhe falënderim të veçantë për z.Saqipi si dhe një shembull i cili vlenë të ndiqet nga të gjithë ata të cilët kanë mundësi për të kontribuar qoftë edhe në sfera të tjera veprimi.