Dje kryetari i Organit të përkohshëm (APN) me shumë pompozitet dhe krenari në kabinetin e tij kishte "mysafir" ef.e ndreruar hoxhën e xhamisë Ebu Bekr es Siddik si dhe deputetin e listës ADSH-Lugina e Bashkuar e duke ia bashkangjitur kësaj fotoje edhe shkrimin që nga 1 Janari, Komuna e Preshevës do t'i hiqte harxhimet e varrimit ose shkurt harxhimet mortore.
Ajo që në pamje të parë shifej e që pyetja e parë te shumicës i vinte në mend (përpos "militantëve") ishte :Ç'farë s'po shkon me këtë foto dhe pse po bëhet propagandë me këto gjëra?
Gjëja e parë që të binte në sy e që është pjesë e pyetjes së parë se Ç'farë spo shkon me këtë foto është prezenca e deputetit popullor në zyren e kryetarit të Komunës (Organit të përkohshëm) e për më tepër që të dy së bashku, deputeti me përfaqësues fetar në zyrën e të lartëpermendurit.
Duke e parë hierarkinë, do të ishte më natyrale që Deputeti i Parlamentit të Serbisë, që si përfaqësues i Koalicionit gjithë perfshirës të priste kryetarin e Komunës, person që para katër viteve ishte zgjedhur si kryetar,e jo e kundërta. Sepse, deputeti përfaqëson vullnetin e të gjithë shqipëtarëve të Luginës e jo tashmë të subjektit politik që atë e kishte propozuar (APN). E gjithashtu shtrohet pyetja Deputeti a është takuar si person privat, apo si Deputeti i ADSH-Lugina e Bashkuar dhe a ka leje nga partnerët e koalicionit për një takim të tillë?
Akoma më e dhimbshme ishte prezenca e "mysafirit" ef.i ndreruar hoxha i xhamisë Ebu Bekr es Siddik. Prezenca dhe takimi i tij me kryetar politik, tregon tendencën politike të klerikut fetar dhe tregon anshmërinë e tij,ose preferencat politike, gjë që dëmton dhe më shumë shenjtërinë dhe pastërtinë e fesë. Perfaqësuesi fetar nuk duhet të shfaqë tendencat e tij politike në asnjë moment, e veçanërisht në një kohë fushate para zgjedhjeve.
Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme është përmbajtja e postimit. Tradicionalisht dhe ligjërisht, shpenzimet e varrimit ka hequr Fondi Pensional për Sigurime (per pensioner) dhe Qendra për Punë Sociale (për ata që nuk janë në gjendje financiare) duke treguar këtu laicitetin e shtetit.
Natyralisht shtrohet pyetja, nëse vdes një qytetar i Komunitetit serb, rom, ashkali, bektashinj, apo dikush që s'beson askund, do të duhej që të kërkonte paratë e varrimit te Hoxha?! Kjo sepse, në të njejtin postim nuk u tha që janë ftuar edhe përfaqësuesit fetar të feve të tjera!
Prandaj edhe është paradoksale, sepse me Qendrën për punë Sociale, si institucion që përkujdesej për një gjë të tillë, shteti, institucioni ruante laicitetin dhe gjithëpërfshirjen.
Prandaj do të duhej të reflektohej paraprakisht për çështje të ndjeshme të tilla, por edhe të mos bëhej propagandë me gjëra që prekin fenë dhe çështje hyjnore.