Hoxhaj e fton Kurtin në gjashtë debate televizive

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve mund të përjetojmë një debat ndërmjet kandidatëve për kryeministër të Kosovës.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj i ka kërkuar debat publik liderit të VV-së, Albn Kurtit. Në një konferencë për media, Hoxhaj ka theksuar se të gjithë e dijnë se këto zgjedhje janë garë ndërmjet PDK-së me platformën e rimekëmbjës dhe Vetëvendosjes, e udhëhequr nga dogmat e pupulizmit.

Ai ka thënë se qytetarët duhet ta krahasojnë ofertën e rimekëmbjës së PDK-së me ofertën e LVV-së, duke i bërë thirrje Kurtit që ta ndjek shembullin e PDK-së, duke prezantuar programin, zotimet dhe të tregojë mënyrën ë zabatimit të tyre.

“Debati është i domosdoshëm për çdo demokraci. Sot i bëj thirrje Albin Kurtit që t’i kemi 5 debate. Debate serioze. Debate informuese. Ashtu që qytetarëve t’ia ofrojmë informacionin dhe elementet e nevojshme për ta marrë vendimin e tyre”, ka thënë Hoxhaj.

Madje lideri i PDK-së ka bërë propozime konkrete për tema, që duhet të përmbajnë këto debate ndërmjet tij dhe liderit të VV-së, Albin Kurtit.

Hoxhaj ka propozuar që më 3 shkurt të debatohen programet Ekonomike të dy partive, derisa më 5 shkurt, debate duhet të fokusohet në programet e Shëndetësisë.

Ai ka shtuar se më 7 shkurt, duhet të debatohen programet e partive për Sundimit të Ligjit, më 9 shkurt, për Politikë të Jashtme, derisa më 12 shkurt Hoxhaj propozoi që të mbahet Debat Final të tërësishëm ndërmjet tij dhe Kurtit.

“ I bëjë thirrje Kurtit që të pranoi këto debate. Kudo që ai dëshiron. Me çfarë kushte që ai dëshiron. Me kusht që i respektojmë rregullat bazike të angazhimit demokratik. Me kusht që i respektojmë proceset demokratike. Demokracia nuk është monolog. Demokracia është dialog. Demokracia nuk është dogmë dhe askush nuk e ka verzionin e vetëm të së vërtetës”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka sfiduar Kurtin, duke thënë se demokracia është veprim në emër të qytetarëve për të mirën e qytetarëve, derisa tash është koha që ta shprehim respektin tonë ndaj demokracisë, tash është koha që ta shprehim respektin tonë ndaj qytetarëve.

“Tash është koha që t’i tregojmë botës dhe ish ambasadorit amerikan Delaëie se Kosova nuk është më ai vend të cilin ai e kishte në menduar kur e bëri atë postim në Tëitter në javën e kaluar. Ne kemi përparuar. Ne kemi mësuar prej gabimeve tona. E, ne jemi të gatshëm që t’i tregojmë botës se kush jemi ne në të vërtetë. Bota është duke na vrojtuar. Ne jemi para gjyqit. Vendi ynë është para gjyqit”, ka shtuar ai.

Këto zgjedhje sipas kandidatit të PDK-së, për kryeministër janë momenti i duhur për t’i tubuar qytetarët tonë përreth vlerave bazike – respektimi i vendit tonë dhe i historisë sonë, duke iu bashkuar platformës së rimekëmbjës të PDK-së.

“Këto zgjedhje janë momenti i duhur për ta rikthyer besimin e qytetarit tek proceset politike. Për ta rikthyer besimin e humbur mes qytetarit dhe klasës politike. Ne ia kemi borxh këtë qytetarëve tonë. Ne ia kemi borxh këtë heronjve tonë që janë duke u gjykuar”, ka thënë ai.

Në këtë konferencë për media, Hoxhaj ka shpalosur edhe slloganin e partitë, me të cilin do të konkurojë në këto zgjedhje.