Të arrestuar janë Ilir Marku, 34 vjeç dhe Ernest Gjonaj, 37 vjeç.
Iliri bashkë me të atin, N. Marku, 69 vjeç, për motive banale janë konfliktuar me Gjonajn, duke e goditur më pas me sende të forta dhe duke i shkaktuar dëmtime në kokë.
Ndërhyrja e menjëhershme Policisë, parandaloi përshkallëzimin e konfliktit mes tyre. Gjithashtu gjatë kontrollit në shtëpinë e E.Gjonaj, Policia gjeti dhe sekuestroi një qese me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit E.Gjonaj për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Ndërsa në ngarkim të shtetasëve I.Marku dhe N.M., për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nent 89 dhe 25 të Kodit Penal.