Media franceze/Shqipëria një narko-shtet në zemër të Europës

A është Shqipëria duke u bërë një Narko-Shtet në zemër të Europës? Eshtë kjo pyetja që ngre gazetari Jean-Arnault Dérens francez në nje material te publikuar në RFI (Radio France Internationale).

Në një kohë kur prodhimi dhe trafiku i kanbisit kanë shpërthyer në këtë vend prej disa vitesh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet europiane kanë nisur  të ushtrojnë presion gjithmonë e më të fortë mbi qeverinë e socialistit Edi Rama.

Shqipëria ka qenë gjithmonë e njohur për prodhimin e kanabisit, por pas ardhjes në pushtet të Ramës në vitin 2013 situata ndryshoi karakter. Prodhimi deri tani i shtrirë vetëm në jug, u përhap në të gjithë vendin duke zëvendësuar agrikulturën tradicionale.

Fermerët braktisën tokat e tyre duke zgjedhur të punojnë në plantacione ku mund të fitojnë 20 euro në ditë, një pagesë shumë e mirë për Shqipërinë.

Ky prodhim eksportohet masivisht drejt Italisë dhe më pak drejt Greqisë. Jo vetëm policia ishte ajo që mbronte prodhimin, por edhe  bazat ajrore dhe detare  ushtarake u përdorën për të eskportuar dorgën, paratë e së cilës në kthim do të financonin fushatën elektorale të socialistit Edi Rama.

Kanabizimi i ekonomisë

Shefi i opozitës së djathtë ka denoncuar një kanabizim të ekonomisë, shoqërisë dhe politikës shqiptare dhe fakti është që Edi Rama gjithmonë e më tepër po varet nga shefat e narko trafikut.

Rreth 20 deputetë socialistë kanë qenë të dënuar në të kaluarën për trafik droge ose për lidhje me trafikun e drogës. Në fund të tetorit, kushurinj të ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, janë arrestuar në Sicili, ndërkohë që Prokuroria shqiptare ka kërkuar arrestimin e ish-ministrit të brendshëm, por Edi Rama dhe partia socialiste kanë refuzuar heqjen e imunitetit.

Gjithashtu edhe trafiku i heroinës e kokainës përmes Shqipërisë, së ardhur nga Turqia dhe tranzituar në Maqedoni, është rritur. Ka të dhëna që klanet shqiptare janë duke marrë tregun e drogave të forta që më parë kontrolloheshin nga serbët dhe malazezët.

Gjithashtu edhe trafiku i heroinës e kokainës përmes Shqipërisë, së ardhur nga Turqia dhe tranzituar në Maqedoni, është rritur. Ka të dhëna që klanet shqiptare janë duke marrë tregun e drogave të forta që më parë kontrolloheshin nga serbët dhe malazezët.

Për një kohë të gjatë ambasadat perëndimore në Tiranë kanë mbyllur sytë, ndërkohë që Shqipëria prej disa vitesh ka hapur negociatat për anëtarësim në BE. Në fakt ato nuk donin të vinin në vështirësi Edi Ramën, të cilin e vlerësonin për retorikën e tij pro-europiane i cili ishte perceptuar gjithashtu si një garant i stabilitetit të Shqipërisë dhe Ballkanit. Por dimensioni që ka marrë kjo kultivimi dhe trafikimi i drogës j e ka tronditur rëndshëm këtë pozicion të Shqipërisë. Raportet e fundit të Guardia di Financa dhe të policisë doganore italiane janë të tmerrshme si edhe studimet më konfidenciale të shërbimeve sekrete të vendeve perëndimore.
Këto ditët e fundit ambasadori amerikan Lu ka ngritur tonin duke kërkuar “rezultate konkrete” në luftën kundër krimit të organizuar, por ky mesazh nuk ka shanse të dëgjohet. Në 30 tetor shefi i shërbimit sekret shqiptar ka dhënë dorëheqjen sepse ai nuk kishte mundur të suportonte presionet politike që i bëheshin për të penguar hetimin e trafiqeve të drogës.
Pyetja që shtrohet është nëse kryeministri Edi Rama është ende i aftë të shkëputet nga kapja e rrezikshme prej kriminelëve dhe baronëve të drogës”.