• E mërkurë / Feb-12 06:26
  • Kontakt

Vazhdojnë bisedimet në Bruksel, ja çfarë po diskutohet

Një mbledhje trepalëshe e delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës u zhvillua sot në Bruksel rreth orës 11:00 në praninë e përfaqësuesve të BE-së.

Ky takim u parapri nga bisedimet dypalëshe të mbajtura nga delegacioni i Beogradit, pasuar nga Prishtina me ndërmjetësuesit e BE-së në dialog, raportojnë mediat serbe.

Bisedimet në nivel ekspertësh do të zgjasin dy ditë dhe temat e planifikuara të cilat kanë filluar të diskutohen janë zbatimi i marrëveshjeve të arritura për Asociacionin e komunave serbe, lirinë e lëvizjes, menaxhimin e vendkalimeve administrative, drejtësisë, energjisë dhe urës në Mitrovicë.

Delegacioni i Prishtinës, kryesohet nga Avni Arifi, ndërsa ai i Beogradit nga Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovë.

Delegacioni serb, ka bërë të ditur se delegacioni i Prishtinës do të prezentojë sot një projekt të ri të marrëveshjes për themelimin e komunave serbe, por ende nuk e kanë kuptuar se me çfarë dokumenti kanë të bëjnë.

Takimi i mëparshëm i delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës i cili ishte planifikuar më 16 janar u anulua për shkak të vrasjes së politikanit serb në veri të Kosovës, Oliver Ivanoviq.