• E mërkurë / Feb-12 06:05
  • Kontakt

Juncker: Në vitin 2025, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor mund të hyjnë në BE

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker gjatë qëndrimit të tij në Tiranë tha se vendet e Ballkanit Perëndimor ...

Junkcer ka thënë se viti 2025, është ‘datë e mundur për të hyrë’ në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm për të preferuarat.

“Në kundërshtim me ato që lexojmë kudo, Komisioni dhe unë nuk themi se vetëm Serbia dhe Mali i Zi do të bëhen anëtare në vitin 2025”, ka thënë Junkcer.

Ai ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i plotësojnë të gjitha kriteret për anëtarësim.

Reuters kujton se Serbia dhe Mali i Zi shihen si favoritë për t’u bashkuar me BE-në dhe se Shqipëria dhe Maqedonia presin të marrin ‘dritën jeshile’ për të nisur negociatat e pranimit në BE, në muajin qershor.

Presidenti i KE-së, së bashku me komisionerin Johannes Hahn sot do të vizitojnë Beogradin ku do të diskutojnë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.