​Biden: 500.000 viktima nga COVID-19, një bilanc pikëllues

​Biden: 500.000 viktima nga COVID-19, një bilanc pikëllues

Pesëqind mijë viktima nga COVID-19 përbën një bilanc pikëllues, deklaroi presidenti amerikan, Joe Biden ndërsa numri i vdekjeve të koronavirusit në SHBA arriti në mbi gjysmë milion.

“Ne duhet të rezistojmë. Ne duhet t’i rezistojmë shikimit të çdo jete si një statistikë”, shtoi ai.

“Ne kemi nevojë për të nderuar të vdekurit. Por, është po aq e rëndësishme të kujdesemi për të gjallët, ata që kanë mbetur pas”, tha Biden.

”Çdo person që vdiq nga koronavirusi kishte familje, miq dhe një jetë që përfundoi shumë shpejt”, theksoi ai.

Pas fjalimit, Biden, Zonja e Parë Jill Biden, zëvendëspresidentja Kamala Harris kujtuan viktimat me një minutë heshtjeje në anën jugore e Shtëpisë së Bardhë, ku shumë qirinj ishin ndezur.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me koronavirusin në SHBA arriti mbi 500.000, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins.

“Ka më shumë amerikanë që kanë vdekur në një vit të vetëm të kësaj pandemie sesa në dy luftërat botërore dhe në atë të Vietnamit së bashku”, njoftoi Shtëpia e Bardhë në një deklaratë për media.