• E mërkurë / Feb-12 05:13
  • Kontakt

Vendosen shtylla betoni me (pa) leje ? (VIDEO)

Para pak ditësh u bë vendosja e disa shtyllave në rrugën që lidh fshatrat Rahovicë - Corroticë në vendin e ashtëquajtur ''Te tërdhët''.

Vendosja e këtyre shtyllave është bërë në skajë të rrugës,meqenëse kjo rrugë është e frekuentuar dhe mund të vij deri tek rreziqetë në komunakicion.

Ekipi i televizionit Aldi filmoi këto pamje dhe kërkoi raportin e përsonave përgjegjës për këtë dukuri.

Ekrem Salihu-inspektor i ndërtimtaris tha se: "Nuk jam i informuar aspak për këtë dukuri,mirpo ekipi jonë do të dal në terren për të parë së afërmi këtë dukuri, ku për të vepruar diçka punëkryersi duhet të posedoj dokumentin valid 8 ditë para se të filloj punën".

Ndërsa Arsim Sulejmani-kryeshef i urbanizmit për rastin në fjalë tha se: "Punnëkryersi është i paisur me dokumentin valid edhe ate nga muaji dhjetor i vitit 2017 për vendosjen e shtyllave në atë vend".

Shefat Ademi kalimtar rasti në këtë rrugë këtë veti nuk e sheh si dukuri të mirë dhe thotë se dukuri të tilla nuk duhet të përsëriten.

Kryeshefi i urbanizmit z.Sylejmani dhe inspektori i ndërtimtaris z.Salihu simbas prononcimeve që dhanë vijnë në kundërshtim në mes veti ku njëri thotë se ka leje për vendosjen e shtyllave ndërsa tjetri thotë se nuk jemi në dijeni për një gjë të tillë.