• E mërkurë / Feb-12 05:12
  • Kontakt

Ndërpritet masa e paraburgimit ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes

Gjykata e Apelit e ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes, Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi dhe Egzon Haliti.

Të tre, së bashku më të akuzuarën Adea Batusha akuzohen nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Kryerja e veprës penale terroriste”, njofton Gjykata e Apelit.

“Kolegji Penal i kësaj gjykate, duke vendosur lidhur më ankesën e Prokurorisë Speciale dhe ankesat e mbrojtësve të akuzuarve, të paraqitura kundër aktgjykimit të shkallës së parë, të hënën më 26.02.2018, vendosi edhe për çështjen e paraburgimit, ndaj të akuzuarve, dhe vlerësoj se tanimë kanë pushuar arsyet ligjore që ata të qëndrojnë në paraburgim”.

Ky aktvendim thuhet se ka të bëjë vetëm me ndërprerjen e masës së paraburgimit.