12 zyrtarë dhe dy qytetarë të arrestuar nga aksioni i sotëm, Kryeprokurori jep detaje

12 zyrtarë dhe dy qytetarë të arrestuar nga aksioni i sotëm, Kryeprokurori jep detaje

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumez, gjatë një konference për media ka dhënë detaje lidhur me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në disa rajone të vendit.

Nga ky aksion janë arrestuar 12 zyrtarë shtetërorë dhe dy qytetarë të Kosovës.

Ata dyshohen për keqpërdorim të subvencioneve, marrje dhe dhënie të ryshfetit.

Po ashtu gjatë aksionit janë konfiskuar edhe një shumë e madhe e të hollave, vetura, loptop, kompjuterë dhe telefona.

“Nga muaji janar ka filluar grumbullim i informacioneve, të cilat kanë rezultuar që duhet të zbatohen masat, kemi ardhur në përfundim se duhet të zbatohet urdhri për bastisje të disa lokacione. Pas marrjes së urdhrit sot kemi bërë bastisjen e këtyre, ku edhe e kemi arsyetuar kërkesën për bastisje. Kemi sekuestruar një shumë të madhe të të hollave, vetura, loptop, kompjuterë, telefona që do të na shpërbejnë për hetime ngritjen e një aktakuze. Janë arrestuar 12 persona dhe janë persona zyrtar, si dhe dy qytetarë të tjerë të Kosovës. Ata dyshohen për keqpërdorim të subvencioneve, marrje dhe dhënie të ryshfetit. Në bazë të provave do të zhvillohen hetimet për të pasur një aktakuzë të suksesshëm”, ka thënë Lumezi.

Ai ka thënë se ky aksion do të zhvillohet edhe në ditët e ardhshme.