Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, u pengua nga një aktivist gjatë fjalimit të saj, ku premtoi që do të “rinovoj ëndrrën britanike”.
Aktivisti në fjalë i dha kryeministres një dokument P45 (dokument/dëshmi për shkëputje të marrëdhënies së punës), duke i thënë “Boris me ka porositur t’ju jap këtë”.
Pas pak ai u largua nga podium, ndërsa May vazhdoi fjalimin e saj me ç’rast paralajmëroi saktësimin e çmimeve të energjisë.