Daçiqi ende i nervozizuar me letrën e Bidenit: Nëse dikush dëshiron të na sjellë “jo-letër”, mos të humbasë kohë

Daçiqi ende i nervozizuar me letrën e Bidenit: Nëse dikush dëshiron të na sjellë “jo-letër”, mos të humbasë kohë

“Nëse dikush dëshiron të sjellë “jo-letër” me kushtet që lidhen me Kosovën, le të mos humbasë kohë, sepse Serbia nuk do të pajtohet me ndonjë shantazh”, tha dje kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, raporton Tanjug.

Me rastin e vizitës së paralajmëruar në Prishtinë dhe Beograd të të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, Daçiq i tha TV Pink se pret presion të rëndë në lidhje me arritjen e një zgjidhjeje me Kosovën, por theksoi se, “megjithatë, situata në terren është e ndryshme tani” dhe se “Serbia nuk është më në një situatë vetëm të dëgjojë dhe të shohë se si reagojnë zotërit”.

"Presioni do të rritet, por gjithçka varet nga udhëheqja politike që është në Beograd dhe ne nuk do të biem dakord për shantazh. Nëse dikush planifikon të sjellë jo-letër në Serbi, le të mos humbasin kohë”, tha Daçiq.

Ai vuri në dukje qëndrimin e përsëritur të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Serbia dëshiron një kompromis dhe një marrëveshje, por që nuk pranon ndonjë të tillë që do të nënkuptonte njohjen e Kosovës.

“Ne gjithmonë kemi qenë në favor të dialogut, kurrë nuk kemi qenë në favor të nënshkrimit të diçkaje pa iu përmbajtur më vonë asaj që bëri Prishtina. Do të ketë presion të madh, por nëse dikush dëshiron një marrëdhënie korrekte, ne jemi këtu”, tha Daçiq.

I pyetur nëse “jo-letra” mund të jetë rezultat i vizitave të paralajmëruara të Lajçak, Daçiq tha se vizita mund të shpjegohet me faktin që zgjedhjet në Kosovë u zhvilluan dhe për të parë se cila do të jetë situata kur vjen në vazhdimin e dialogut, por që më shumë se kaq sipas tij nuk mund të pritet sepse, siç tha ai, qeveria në Prishtinë nuk është formuar ende.

“Ajo qeveri do të jetë shumë ekstreme, ata refuzuan çdo dialog, nuk është asgjë optimiste tani në kuptimin që pala shqiptare është e pafajshme dhe se dikush e sheh fajtorin tek ne, kjo nuk është më çështja”, tha Daçiq.