Sot, Partia Demokratike Shqiptare prezantoi kandidatët për këshilltarë të Kuvendit Komunal të Preshevës për media elektronike, si dhe Programin e saj politik për periudhën 2021-2025. Në një situatë të jashtëzakonshme të krijuar nga pandemia Covid-19, në njëfarë mënyre impononte edhe formën e realizimit të kësaj ngjarjeje. PDSH-ja në një kohë të tillë ishte e përkushtuar që të ruante formën klasike të hapjes së fushatës parazgjedhore, sepse kjo është forma kur triniteti "Kandidat, Program dhe Votues" e bëjnë besëlidhjen e tyre, por normalisht me kujdesin maksimal që assesi të mos dëmtohet shëndeti i qytetarëve të Preshevës. Kësisoj, në një gjendje mirëkuptimi mes njerëzve dhe me përkushtimin maksimal për të respektuar distancën dhe rregullat sociale në kohë pandemie, ne arritëm të lidhim besën me qytetarët për qeverisjen e ardhshme 2021-2025. Në një kohë të tillë, PDSH-ja nuk është preokupuar aspak në grumbullimin e masave për një tubim të tillë, por është përkushtuar për një listë kandidatësh dhe program të denjë për qytetarin e saj, sepse një gjë të tillë do ta dëshmojë me votat masive në zgjedhjet e 28 marsit. Kështu, për PDSH-në në çdo formë dhe situatë mbetet prioritet qytetari i saj dhe mirëqenia e tij e përgjithshme. Këtë e dëshmon edhe programi i saj politik i prezantuar dhe kandidatët të cilët do të mbajnë mbi supet e tyre qeverisjen e ardhshme të Komunës së Preshevës.
Autokton e krenar, më 28 Mars votoni PDSH-në, votoni numrin 3.
Shtabi Zgjedhor I PDSH-së