Lajçak deklarohet përsëri për hartën: Aty është e qartë ndarja në mes Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është duke qëndruar në Kosovë, për një vizitë tri ditore.

Lajçak ka zhvilluar një takim me u.d së presidentes, Vjosa Osmani, ku pas përfundimit të takimit të dy janë deklaruar para mediave.

Me këtë rast, Lajçak është pyetur edhe lidhur me hartën e cila ishte komentuar gjatë ditëve të kaluara e cila gjendej në zyrën e Lajçak, e ku në të njëjtën hartë Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.

Lajçak deklaroi se sa i përket çështjes së hartës, një zyrtar i Bashkimit Evropian mund të përdorë vetëm hartat zyrtare të Bashkimit Evropian dhe kjo është harta cila i është dhënë.

“Në atë hartë ndarja mes Kosovës dhe Serbisë është e qartë, kjo ka krijuar një reaksion emocional dhe do të ishte shumë jo-profesionale nëse unë do të vendosja harta të tjera. Duhet të respektojë pozitën e BE-së por kjo është dëshmi se kemi nevojë për dialogu dhe do të jetë harta e njëjtë në fund të dialogut dhe për këtë po punojmë. Besoj se mund të kompletojmë këtë proces me një marrëveshje gjithëpërfshirëse të mandatit të z.Kurti dhe zonjës Osmani deh nuk shoh pengesa në këtë rrugë”, deklaroi Lajçak, transmeton lajmi.net.

Duhet përkujtuar që Lajçak pati reaguar edhe më parë lidhur me raportimet për hartën në fjalë ku Kosovë shihej si pjesë e Serbisë, duke thënë se Kosova është e ndarë nga Serbia.