Eksperti amerikan godet Kurtin për çështjen e ambasadës: Po bën gabim të madh duke i premtuar Erdoganit

Eksperti amerikan godet Kurtin për çështjen e ambasadës: Po bën gabim të madh duke i premtuar Erdoganit

Me anë të një postimi në Facebook, Ben Meir ka thënë se Kurti po bën një gabim shumë të madh duke lavdëruar Erdoganin, të cilin ai e quan një diktator të pamëshirshëm që është i vendosur të përhapë agjendën e tij islamike në të gjithë Ballkanin.

Madje, ai ka thënë se t’i premtosh Turqisë se do ta konsiderosh vendimin për vendin e ambasadës në Jeruzalem, është një mesazh i qartë se ku qëndron Kurti kur bëhet fjalë për strategjinë gjeopolitike, dhe ky sipas tij është hap i gabuar.

Postimi i plotë:

Albin Kurti po bën një gabim të madh duke respektuar #Erdoganin, një diktator i pamëshirshëm që është i vendosur të përhapë axhendën e tij islamike në të gjithë Ballkanin. Premtimi ndaj Turqisë se “vendi ku do të vendoset ambasada e Kosovës në # Izrael duhet të konsiderohet” është një mesazh i qartë ku qëndron Kurti kur bëhet fjalë për strategjinë gjeopolitike – ky është një hap i gabuar. Në vend të kësaj, Kurti duhet të kërkojë një hetim mbi kontratat e dyshimta që ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nënshkroi, të cilat i dhanë Erdoganit kontrollin mbi pasuritë kryesore të shtetit. Nëse Kurti me të vërtetë dëshiron të luftojë korrupsionin, ky është shansi i tij për të filluar.