Kërkohet paraburgim ndaj një personi për “Lëndim të rëndë trupor” me pasojë vdekje

Kërkohet paraburgim ndaj një personi për “Lëndim të rëndë trupor” me pasojë vdekje

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurit B.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 21 shkurt 2021, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, në parkingun e pompës së derivateve “Hib Petrol”, i pandehuri B.SH., me dashje i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor tani të ndjerit A.L., ku pas një fjalosje, i njëjti e godet me grusht në fytyrë, me ç’rast si pasojë e kësaj goditje rrëzohet në tokë-beton dhe pëson lëndime trupore dhe si pasojë e lëndimeve të pësuara i njëjti ndërron jetë.

Me këto veprime dyshohet se i pandehuri B.SH., ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” për të cilën gjendet në ndalim 48 orësh