Ai nga gazetarët është pyetur për Murat Jasharin, emri i të cilit ishte lakuar edhe nga vet zyrtarë të lartë të VV-së për pozitën e presidentit.
Por për këtë çështje Kurti ka thënë se nuk ka kompromise, dhe se Vjosa Osmani është kandidate për këtë pozitë.
“Çështjes së një kompromisi të aluduar me zonjën Osmani dhe zotin Murati: Nuk ka pasur një takim të tillë, ne e kemi bërë koalicionin parazgjedhor me Vjosa Osmanin prandaj zgjedhjet ishin referendum, populli nuk bën kompromise por dëshiron ndryshime”, ka thënë Kurti.
Lideri i VV-së në këtë vizitë ka folur edhe për krijimin e qeverisë teksa ka thënë se partia e tij i ka numrat e nevojshëm dhe nuk bën kompromise me pushtetarët e vjetër.