Policia e rajonit të Prishtinës me qëllim të parandalimit të rasteve kriminale dhe kapjen e personave të dyshuar si autor të veprave të inkriminuara, sot ka arrestuar një person të dyshimtë për grabitje.
“Ngjarja ka ndodhur më 26.10.2020, ka ndodhur në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Fushë-Kosovë, me ç’rast nga personeli i një subjekti afarist, ishte grabitur një vlerë e konsiderueshme parash, përderisa po i transportonin ato për t’i deponuar në bankë.Operacioni i bastisjes është kryer sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Shtedim të Podujevës, me ç’rast policia ka arritur të arrestoj të dyshuarin”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është A.H, 31 vjeç, shtetas i Kosovës, për të cilin dyshohet të jetë përfshirë në rastin në fjalë, transmeton lajmi.net.
Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar edhe: Një automjet të llojit Pick-Up, i cili bazuar në rezultatet e hetimit të deritanishëm dyshohet të jetë automjeti i shfrytëzuar për ikje.
“Janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për të proceduar më tej”.