z.Mustafa: Presheva ka nevojë për kthim të dinjitetit në rrugën e drejtë ku shqiptarët autokton vendosin vet për fatin e tyre

z.Mustafa: Presheva ka nevojë për kthim të dinjitetit në rrugën e drejtë ku shqiptarët autokton vendosin vet për fatin e tyre

Të dashur anëtar e simpatizues të PDSH-së,

Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës, 

Gjendja aktuale shoqëroro-ekonomike është shumë e vështirë. Të rinjtë tanë nuk gjejnë mundësi punësimi në vendlindje e po detyrohen të emigrojnë. Diskriminit etnik nga qeverisja e Beogradit dhe dështimi i qeverisjes aktuale lokale i është shtuar tashmë edhe barra e  pandemisë. 

Kjo katastrofë globale që ka prekur edhe Preshevën do ishte shumë më e lehtë e do kishte më pak humbje jetësh nëse qeveritarët qendrorë e lokalë do të ishin treguar më të përgjegjshëm, të ndjeshëm dhe të aftë për t’iu ardhur në ndihmë popullit tonë.

Institucionet shtetërore i kanë lënë qytetarët në mëshirë të fatit. 

Derisa Beogradi kujdeset për të vaksinuar pushtetarët e zyrtarët e lartë të komunës, qytetarët e Preshevës mbeten të izoluar e të kërcënuar nga virusi. Aq më tepër rëndohet situate kur presidenti serb ndan vaksina për serbët në Maqedoni të Veriut e Kosovë, shqiptarët e Preshevës lihen pas dore. Në periudhën kohore jo më shumë se një muaj e gjysëm ka filluar vaksinimi edhe në Preshevë por, sipas kësaj dinamike janë vaksinuar vetëm 5% e popullsisë dhe për vaksinimit e tërë qytetarëve  të Preshevë se nevoiten rreth 36 muaj tjerë përkatësisht tre vite kohë.

Unë, si kryetar i ardhshëm i Preshevës nuk do të lë adresë pa kontaktuar për ta siguruar sa më parë vaksinën për të gjithë qytetarët e Preshevës, në mënyrë që sa më parë ta tejkalojmë këtë krizë pandemike dhe t’i kthehemi jetës normale.  

Beogradi ka gjetur bashkëpunëtorë e servilë në Preshevë që jo vetëm nuk i pengojnë në projektet e tyre anti-shqiptare si që është shlyerja e vendbanimeve të tyre autoktone por edhe i ndihmojnë dhe marrin pjesë në përkeqësimin e vazhdueshëm të gjendjes në këto troje tona autoktone. 

Kjo situatë është e pa tolerueshme dhe duhet të merrë fund. Zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja që po nap ret!

Qeverisja e re e PDSH-së do të jetë adresa më e sigurtë për zhvillimin e bizneseve familjare, të vogla e të mesme dhe përfundimin e zonës industriale në Preshevë si dhe ngritjen e dinjitetit të shqiptarëve si popull autokton në këto treva. Do të mbështesim fuqishëm edhe bujqit, blegtorët, lavërtarët, perimkultivuesit dhe bletarët.

Gjithashtu do të kemi kujdes të shtuar në fuqizimin e gruas shqiptare në shoqëri e vendimmarrje dhe rritjen e kujdesit social ndaj qytetarëve me ekonomi të ulët familjare. Mbështetje të vençantë do t’i ofrojmë fëmijëve, nxëëësve e sidomos studentëve.

Të dashur qytetarë, arsimi është baza e zhvillimit të popullit tonë. 

Duke qenë në kohë pandemie, Qeverisja e re e PDSH-së në Preshevë do të siguroj mësim online përmes platformës televizive për të gjithë nxënësit e shkollimit fillor.

Krahas kësaj, secili nxënës i ciklit të ulët do të pajiset me tablet, libra falas dhe shujtë ushqimore ditore.  

Ndërsa, të gjithë nxënësit e ciklit të lartë mësimor do të kenë kabinetet adekuate për secilën lëndë mësimore.

Me votën tuaj në zgjedhjet e 28 marsit ju do të keni mundësi që të ndëshkoni poshtërimin dhe diskriminimin që po na bën të gjithëve pushteti qendror serb së bashku me zyrtarët që ata kanë emëruar në pushtetin lokal. 

Të dashur qytetarë, po e nisim këtë fushatë zgjedhorë pikërisht në ditën historike të Referendumit të inicuar nga PDSH më 1 dhe 2 mars 1992 ku shqiptarët e dhanë verdiktin e tyre të lirë për bashkimin e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës. 

Ky referendum vazhdon të mos respektohet nga shteti serb dhe shqiptarët më shumë se kurrë vazhdojnë të diskriminohen në tokat e tyre autoktone si pasojë edhe e lidershipit të dobët komunal dhe si rezultat i jo stabilitetit politik në 4 vitet e kaluara. 

PDSH do të ofroj qeverisje stabile dhe transparente për qytetarët e Preshevës, në mënyrë që qeverisja t’i kthehet në dorë qytetarëve të Preshevës e jo byrokratëve.

Presheva ka nevojë për kthim të dinjitetit në rrugën e drejtë ku shqiptarët autokton vendosin vet për fatin e tyre.

Me votën tuaj ju mund t'i jepni fund pandemisë së koronavirusit si dhe infeksionit të keq-qeverisjes aktuale të pushtetit qendror dhe vasalëve të tij në nivel lokal. 

Falë mbështetjes me votën tuaj ne mund të sjellim ndryshimin e shumëpritur, mund të rimëkëmbim ekonominë, rrisim mirëqënien sociale të qytetarëve. Ne mund të krijojmë mundësi e vende të reja pune, në mënyrë që rinjtë tanë mos të detyrohen më të ikin nga vendilindja e sidomos trurit të shkolluar në Universitetet Kombëtare dhe europiane e që është një potencial i fuqishëm i familjeve e shoqërisë tonë. 

Me votën tuaj për PDSH-në duke rrethuar numrin 3 në 28 mars ju mund t'i ktheni dinjitetin vetes suaj dhe kombit shqiptar! 

Mos e humbni rastin e këtyre zgjedhjeve për të ndëshkuar keq-qeverisjen dhe ndryshuar të ardhmen e Preshevës. 

#Autoktonekrenar

#Voto3PDSH