Adnan Merovci, pro një koalicioni të ri VV- LDK, e quan ‘vaksina shpëtuese për Kosovën’

Adnan Merovci, pro një koalicioni të ri VV- LDK, e quan ‘vaksina shpëtuese për Kosovën’

Përmes një postimi në Facebook, Merovci idenë e tij e ka quajtur ‘vaksina shpëtuese për Kosovën’.Merovci ka propozuar që Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje të bëjnë një koalicion qeveritar.

“Kryeministër: Albin KURTI, Kryetar i Kosovës: Lutfi HAZIRI, Kryetar i Kuvendit: Glauk KONJUFCA, Kryetare e LDK-së dhe Ministre e Jashtme: Vjosa OSMANI. Kjo arrihet nëse aplikohet Vaksina kundër inateve, mllefeve, hakmarrjeve dhe krejt kjo për Kosovën”, ka shkruar ai.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 14 shkurt, e para në këto zgjedhje sipas rezultateve preliminare është LVV me 47,85%, e dyta PDK me 17,41%, e treta LDK me 13,08%, ndërsa AAK ka marrë 7,43%.