Për shkak të reshjeve të borës të cilat kanë përfshirë vendin kjo gjë ka paraqitur dhe pasojat e saja të para. Përkundër përpjekjeve të institucioneve, përkatësisht komunës së Preshevës dhe kompanisë Moravica që të shmang problemet në komunikacion për shkak të reshjeve të borës të cilat kanë mbuluar rrugët e qytetit dhe të fshatrave prap se prap qytetarët tanë hasin në vështirësi, kjo si pasojë e rrugëve të rrëshqitëshme e cila paraqet problem qoftë për makinat apo edhe për vet këmbësorët.
Në lidhje me këtë çështje ekipi i Rtv Aldi mori prononcimin e drejtorit të kompanisë Moravica z. Zejni Kamberi ku sipas tij kompania Moravica tashmë ka filluar pastrimin e rrugëve si në qytetin e Preshevës ashtu edhe në fshatrat përreth.
Ndërkaq deklaratat e qytetarëve në lidhje me gjendjen në rrugët e qytetit të Preshevës nuk janë dhe aq të kënaqshme ku sipas tyre rrugët e qytetit janë të kalueshme ndërkaq ato të fshatrave nuk duken dhe aq mirë, dhe këtu theks të veçant ka rruga Gjilan-Preshevë, si dhe ajo që mungon është edhe hedhja e kripës ku përkundër asaj që bora largohet rrugët prap se prap mbeten të rrëshqitëshme.
Kërkesa e qytetarëve ndaj institucioneve kompetente si ndaj komunës ashtu edhe kompanisë Moravica është që të bëhet pastrimi i rrugëve si dhe të monitorohen në vazhdimësi sipas nevojës.