Edhe Bushtrani i dha mbështetje Partisë Demokratike Shqiptare. Pjesë e programit tonë qeverisës do të jenë edhe projektet konkrete në bashkësinë lokale Bushtran. Duke filluar nga përmirësimi i infrastrukturës rrugore, infrastrukturës shkollore, infrastrukturës sportive, mbështetje financiare për bujqit, blegëtorët dhe pemëtarët dhe shumë projekte të tjera.
Gjatë vizitës sonë në këtë bashkësi lokale vizituam disa nga bujqit dhe blegëtorët lokal dhe me çrast u informuam për nevojat dhe kërkesat e tyre, kështu i premtuam se do të kenë mbështetjen tonë të vazhdueshme në qeverisjen e ardhshme. Gjithashtu, u takuam edhe me qytetarë të tjerë me të cilët diskutuam për projekte prioritare që do të implementohen nga qeverisja e ardhshme për këtë bashkësi lokale.
Me votën tuaj për PDSH-në duke rrethuar numrin 3 më 28 mars ju mund t'i ktheni dinjitetin vetes suaj dhe kombit shqiptar!
Votoni për Partinë Demokratike Shqiptare!
#Autoktonekrenar - ka shkruar në facebook Partia Demokratike Shqiptare