Përfaqësuesit e Partisë Demokratrike Shqiptare në krye me bartësin e listës së saj Dr. Ragmi Mustafën dhe kandidatët për këshilltar të Kuvendit Komunal në Preshevë nga fshati Leran dhe Golemidoll vizituan qytetarët e këtyre vendbanimeve.
Me çrast u informuan për së afërmi me problemet dhe nevojat e këtyre qytetarëve, me theks të veçantë u potencua domosdoshmëria për ndërhyrjen në infrastrukturën rrugore, investime të ndryshme në sektorin e bujqësisë, blegtorisë dhe pemtarisë.
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e PDSH-së vizituan fermerët e këtyre fshatrave, gjendjen e rrugëve dhe gjendjen e përgjithshme si dhe biseduan edhe me banorët e rastit të këtyre vendbanimeve.
Kështu, PDSH shpalosi edhe programin e saj, gjithashtu u premtoi atyre se do të kenë vëmendjen e PDSH-së që në ditët e para të qeverisjes, konkretisht do të kontribojnë në subvencionimin e shtallave, mjeteve të ndryshme bujqësore, infrastukturës së përgjithshme rrugore dhe shkollore si dhe rregullimin e shtratit të lumit në fshatin Golemidoll.
Përfaqësuesit e PDSH-së kërkuan mbështetjen e qytetarëve nga fshati Leran dhe Golemidoll për zgjedhjet e 28 Marsit.