• E mërkurë / Apr-30 02:51
  • Kontakt

Roli i OJQ-ve tejet i rëndësishëm për shoqërin

Në Kosovë janë diku rreth 10 mijë organizata të shoqërisë civile, të cilat janë të regjistruara.

Kështu deklaroi sot në programin e mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës, Lyra Çela, zyrtare e projektit, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, e cila  foli për rëndësinë e funksionimit të OJQ-ve në Kosovë.

“Është fakt se ka një numër të madh të organizatave të regjistruara , ku flitet se janë rreth 10 mijë sosh të regjistruara.”, tha ajo në Ditën  Botërore të OJQ-ve.

Sipas saj, trendi i regjistrimit mbetet i njëjtë në vitet e fundit dhe siç tha ajo , kjo nuk do të thotë se janë shumë organizata të regjistruara , duke marrë parasysh se vetëm një numër i vogël prej tyre janë aktive.

“As për këtë nuk mund të flasim konkretisht meqenëse nuk dihet se sa prej tyre janë aktive. Por , nevojat e shoqërisë në Kosovë janë shumë të mëdha dhe se një numër prej 10 mijë organizatash edhe sikur të ishin aktive nuk besoj se do të arrinin t’iu shërbejnë nevojave të shumta të shoqërisë”, tha Çela, duke përmendur  këtu se në Slloveni janë diku rreth 30 mijë organizata që funksionojnë atje.

Ajo tha se mund të thuhet se në Kosovë janë diku rreth 1 mijë organizata  që janë aktive.

Sipas saj, sa më shumë organizata që janë aktive aq më mirë është për shoqërinë, meqenëse kjo flet për zhvillimin e demokracisë.

“Organizatat joqeveritare kanë për qëllim që ta qojnë përpara zërin e qytetarëve për problematika të ndryshme”, tha Çela, duke shtuar e në vitet e fundit, shoqëria civile është fokusuar në fushën e demokratizimit, sundimit të ligjit, zhvillimin ekonomik...etj.