Në orët e vona të natës së mbrëmshme ka ndërruar jetë ish luftëtari i UÇK-së, Bajram Demaliaj.
Ai ka qenë babi i dy dëshmorëve, si dhe baba i deputetit aktual të AAK-së, Shkumbin Demaliaj.
Varrimi i Bajram Demaliaj do të bëhet në orën 16:00 në varrezat e fshatit Strellc i Epërm i Deçanit.
Lajmin për vdekjen e tij përmes Facebook e ka konfirmuar deputeti Demaliaj:
Ky është postimi i tij:
“Të dashur miq, familjarë , të dashur bashkëluftëtarë:
Sonte iku nga kjo botë bashkëluftëtari ynë, Familjari i Dy Dëshmorëve dhe njëherit Babai im. BAJRAM TAFË DEMALIAJ..!!!
Varrimi bëhet nesër e Martë në ora 16:00 në varrezat e fshatit Strellc i Epërm..!”.