Në Maqedoni sonte fillon ora policore

Në Maqedoni sonte fillon ora policore

Nga sot në Maqedoni fillon ora policore. Qeveria mori vendim pas propozimit të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe me qëllim që të pengohet rritja e mëtejme e numrave të të prekurve nga Covid-19.

Ora policore fillon në ora 22:00 dhe zgjatë deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Ndërkohë që lëvizja gjatë kësaj periudhe do të jetë e mundur vetëm me leje për qarkullim.

Ora policore që do të filloj sot sipas vendimit të Qeverisë do të zgjas deri në 22 mars.