​Kurtishaj: Jemi mashtruar nga Qeveria në detyrë për subvencionimin e transportuesve

​Kurtishaj: Jemi mashtruar nga Qeveria në detyrë për subvencionimin e transportuesve

Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj fillimisht tha se Qeveria në detyrë ka anashkaluar shoqatë për mos përkrahje në kohë pandemie.

“Jemi sektori më i dëmtuar, por për fat të keq ky dialog me Qeverinë po mbetet vetëm nën hije. Sektori ynë mbetet një ndër sektorët me numrin më të madh të të punësuarve. Ndonëse u mashtruam nga qeveria në detyrë, që kemi hasur në kundërshtim të mbajtjes së premtimit të dhënë më 24 janar për ndarjen e fondeve të këtij sektori në formë subvencionimi”, tha Kurtishaj.

Me kërkesë të kryetarit të kësaj shoqate takimi vazhdon të mbahet pa praninë e mediave.

Kurtishaj tha se pas mbledhjes do të ketë një konferencë për media dhe siç tha ai do të bëhen publike vendimet nëse do të mbahet protesta ose greva.

Ndryshe mw 20 korrik 2020, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, pati pritur në takim drejtuesit e Shoqatës së Transportuesve të Kosovës, me të cilët bisedoi për gjendjen aktuale në këtë sektor.

“Me Pakon e rimëkëmbjes ekonomike, Qeveria ka paraparë në detaje kujdesin për secilin sektor të ekonomisë, duke përfshirë edhe transportuesit e vendit”, pati thënë Hoti.