• E mërkurë / Aug-20 21:57
  • Kontakt

Palmer pas takimeve me Kurtin, Hotin e Osmanin: Institucionet të formohen pa pengesa

Palmer pas takimeve me Kurtin, Hotin e Osmanin: Institucionet të formohen pa pengesa

Në një shkrim që ambasada ka publikuar në llogarinë zyrtare në Facebook, thuhet se në takimet e djeshme Palmer e ka theksuar nevojën urgjente që të formohen institucionet pa pengesa politike.

“Në takimet virtuale të ditës së djeshme, zëvendësndihmëssekretari Palmer e theksoi nevojën urgjente për formimin e qeverisë pa pengesa politike, për përfitimet e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e institucioneve që e luftojnë korrupsionin dhe përkrahjen e vazhdueshme për një Kosovë të larmishme dhe të pavarur”, thuhet në këtë komunikatë.

Palmer dhe Kosnett në takime të ndara virtuale dje janë takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin që ishte i shoqëruar nga Glauk Konjufca, ish-ministër i Punëve të Jashtme.

Të njejtët kanë mbajtur takim edhe me Vjosa Osmanin, u.d e presidentit që doli si më e votuara nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ndërkaq, në njoftimin e ambasadës amerikane bëhet e ditur se Palmer dhe Kosnett kanë mbajtur takim edhe me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin dhe shefen e stafit të tij në kryeministri, Ardita Dushin.