Nënkryetari i PDSH-së z.Mustafë Shaqiri ka shkruar:
AUTOKTON e KRENAR
Slloganet e PDSH-së gjithmonë kanë reflektuar mendësinë politike të saj, ato gjithmonë theksojnë vullnetin, idealet dhe nevojat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Sllogani "Autokton dhe Krenar" reflekton opozitarizmin e PDSH-së kundrejt pushtetit qëndror Serb, që po vazhdon diskriminimin dhe mohimin e qenies shqiptare në Luginë të Preshevës. Së fundmi edhe duke i ç'regjistruar nga vendbanimet e tyre autoktone shqiptarët e këtij regjioni. Pushteti qëndror gjithmonë ka pasur problem me autoktoninë tonë, këtë e ka reflektuar në mënyra të ndryshme dhe në çdo kohë, andaj "NE" kemi problem dhe po kërkojmë modalitete për tu përballur me të dhe në interes të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kurse subjektet e tona lokale i shohim si partnere në këtë rrugë. Shteti Serb diskriminon sistematikisht shqiptarët në të gjitha fushat e jetës sociale duke përdorur çdo pore të pushtetit që ne të demoralizohemi nga jeta e rëndë që ka prodhuar dhe po vazhdon të prodhojë në këtë pjesë. Kundrejt këtij terrori të vazhdueshëm "NE" kemi qëndruar përballë të patundur dhe të panënshtruar, gjithmonë me "KRENARI" për "AUTOKTONINË" tonë.
Mustafë Shaqiri - nënkryetar i PDSH-së