B.L.Ashan përkrah masovisht Partinë Demokratike Shqiptare

B.L.Ashan përkrah masovisht Partinë Demokratike Shqiptare

Nuk ka forcë që i ndalon Ashanët. Nuk ka forcë që e ndalon Partinë Demokratike Shqiptare. Nuk do të ketë forcë që e ndalon as vizionin e Ragmi Mustafës  për Presheven.

Duke qëndruar të bashkuar në Ashan dhe anekënd Preshevës u japim përgjigjen më të mirë atyre që po përpiqen ta njollosin PDSH-në dhe themeluesit e saj. 

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e PDSH-së vizituan fermerë të shumtë të cilët fatkeqësisht ishin harruar për vite me radhë nga pushteti aktual.

Gjatë ecjes nëpër fshat patën rastin të takoheshin edhe të bisedonin me banorët e rastit për të dëgjuar mendimet e tyre të përgjithshme për nevojat që ka kjo bashkësi lokale. 

Bujqit e Ashanëve, dhe çdo prodhues vendor, do t’i gëzohen Planit të PDSH-së.

Në qeverisjen e PDSH-së  do të rriten edhe grantet investive dhe subvencionet për të gjithë bujqit e Preshevës.

Me Dr.Sc.Ragmi Mustafa kryetar Komune, për shkak të dëmeve që u ka shkaktuar pandemia, bujqëve do ti ndajën  subvencionet, ndërsa, kultivuesve të perimekulturës, nga 300 euro subvencione për çdo hektar.  PDSH-ja është dëshmuar si parti që mund të sjellë zhvillim ekonomik, investime në bujqësi, dhe kthimin e dinjitet për Preshevën. #AutoktonEkrenar #Voto 3 PDSH