z.Bilalli i përgjigjet Shqiprim Arifit: Kujdesu për veten nga çfarë virtyte rrethohesh! 28 marsi do të ta tregojë vendin ty, e antivlerave tua!

z.Bilalli i përgjigjet Shqiprim Arifit: Kujdesu për veten nga çfarë virtyte rrethohesh! 28 marsi do të ta tregojë vendin ty, e antivlerave tua!

Driton Bilalli nga rradhët e PVD-së në profilin e tij në facebook ka shkruar:

Shqiprim! UNË JOM ME PRESHEVËN

Sot paske qenë për fushatë në lagjen ku jetoj unë dhe diku kah fundi fjalimit më paske përmend edhe mua!?

Fillimisht i paske porositur anëtarët e tu që të më kërkojnë edhe mua votën.

Masës që është tubuar i paske këshilluar që të bëhen mashtrues e edhe paske promovuar mashtrimin.

Shpesh po dërgon mesazhe publike nëpërmjet të cilave po i fton njerzit të bëhen tinxarë, mashtrues, gënjeshtarë. Madje edhe po i mëson ata me stilin "rrini me partitë tjera, bohuni stratega, por votat m'i jepni mu". 

Në fakt nga ata po pret që të tradhëtojnë e të bëhen tradhëtarë. E rënd kjo. Nënçmuese për secilin njeri që të ndëgjon.

Çfarë injorance e çfarë injoranti. Klasik ama.

Qytetarëve duhet t'i flasësh për të arriturat tua, për punën që ke premtuar me kry e ske bërë asgjë e do duhesh të japësh llogari për dështimin.

Gjithçka tjetër i përket komedisë tënde bajate e ofertës tënde boshe.

Shqiprim, e paske llogaritur si fenomen negativ pse i kam shërbyer si shef kabineti Ardita Sinanit. 

Për mua është krenari t'i shërbej njerëzve të ndershëm e të pastër, do të isha ndier me faj po t'i kisha shërbyer dikujt sikur ty e patronave tu. Mbase për ty, shërbimi ndaj tyre do të ishte krenari!

Më paske porositur të të mos sulmojë sepse nuk po shoh zhvillim e ndryshim, dhe se duke të sulmuar ty, në fakt sipas teje po e sulmoj veten dhe shtëpinë prej xhami që më rrethon.

Të jesh i bindur se nuk jam i vetmi që nuk i shoh "zhvillimin" e "ndryshimin" tënd, bëj pjesë te kategoria e shumicës së atyre që shohin vetëm regres e përkeqësim.

E sa i përket asaj se nga çka jam i rrethuar, këtë është dashur t'i pyesësh pak më shumë fqinjët e mi e jo vetëm ata që kandidojnë në atë lagje.

Jam i rrethuar nga morali, ndershmëria e pastërtia, virtyte me të cilat karakterizohen edhe njerëzit që më rrethojnë. Virtyte të cilat ty të mungojnë...secila! Ndoshta as nuk i ke synim ato virtyte.

Kujdesu për veten nga çfarë virtyte rrethohesh!

28 marsi do të ta tregojë vendin ty, e antivlerave tua!