Publikohet fotografia e çiftit të vrarë sot në Prishtinë, dyshja ishin në procedurë divorci

Publikohet fotografia e çiftit të vrarë sot në Prishtinë, dyshja ishin në procedurë divorci

Një ngjarje tragjike u raportua mëngjesin e sotëm në lagjen ‘Emshir’ të Komunës së Prishtinës.

L.S dhe ish-bashkëshortja e tij, S.S mbetën pa shenja jete pas disa të shtënave me armë që u dëgjuan në këtë lagje.

Në bazë të hetimeve të para u bë e ditur se 44 vjeçari, L.Sopi ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij poashtu 44 vjeçare, ndërsa më pas ka vrarë edhe veten.

Në afërsi të viktimave u gjetën një armë zjarri dhe disa gëzhoja plumbash.

Fqinjët e këtij çifti deklaruan se të njëjtit kishin pasur disa herë radhazi problem në mes vete, teksa u raportua se së fundi dyshja kishin ndarë rrugët dhe ishin në procedurë të divorcimit.

Pas ekzaminimeve të kryera nga organet kompetente, trupat e pajetë të dy viktimave me urdhër të prokurorit janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërsa tashmë është publikuar edhe një fotografi e çiftit, tashmë të ndjerë.