Agim Veliu, Arben Gashi e disa emra të tjerë të LDK-së heshtën pas fitores së Abdixhikut, nuk thanë as edhe një fjalë për të

Agim Veliu, Arben Gashi e disa emra të tjerë të LDK-së heshtën pas fitores së Abdixhikut, nuk thanë as edhe një fjalë për të

328 delegatë ishin të pranishëm për të votuar për kryetarin e Lidhjes Demokratike e Kosovës.

Më 190 vota pro Lumir Abdixhiku arriti që të zgjidhet lideri i LDK-së, duke lënë prapa vetes kundërkandidatët, Lutfi Haziri me 116 vota si dhe Besian Mustafa me vetëm 16 vota.

Në këtë proces zgjedhor të pranishëm ishin edhe figurat më të rëndësishme të LDK-së, por që padyshim votimet ishin të ndryshme, të fshehta e ndoshta me rezultat jo të kënaqshëm për të gjithë.

Ajo çfarë tashmë bie në sy është heshtja e disa prej emrave më të përmendur të kësaj partie, shkruan lajmi.net.

Anipse Lumir Abdixhiku u urua nga shumë personalitete brenda dhe jashtë LDK-së, janë disa të tjerë që zgjodhën as mos ta urojnë e as mos të shkruajnë një fjalë të vetme për procesin zgjedhor.

Ngjashëm veproi Agim Veliu, një nga figurat më të rëndësishme të LDK-së, i cili edhe ishte dikur “arsyeja” e prishjes së koalicionit të lidhur në mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Agim Veliu vendosi të mos deklarohet për ditën e djeshme, e nëse shikon profilin e tij në Facebook ku reagon thuajse për gjithçka, nuk ka asnjë postim të vetëm për Abdixhikun dhe rrugën e tij drejt udhëheqjes së LDK-së.

Por Abdixhiku u urua edhe nga ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në një prononcim të  Isa Mustafa deklaroi se ka uruar Abdixhikun duke shtuar se procesi i djeshëm zgjedhor ishte demokratik.

Lumri Abdixhiku u urua edhe nga fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti, u.d së presidentes, Vjosa Osmani nga politikanë vendorë e të huaj, por jo edhe nga shumë bashkëpartiakë.

Siç duket vendosja e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së nuk është se i pëlqeu çdokujt. Por edhe pse para se të fitonte Abdixhiku, kundërkandidati i tij Besian Mustafa pati disa deklarime mjaftë të ashpra në drejtim të tij, në fund të procesit zgjedhor e uroi Abdixhikun madje me një deklaratë të ndjeshme duke thënë se tash e tutje ai dhe Lutfi Haziri do të jenë “ushtarët” e Lumirit.

Ngjashëm reagoi edhe Lutfi Haziri, ai madje tha se do të jetë pranë Lumir Abdixhikut në çdo moment.