Me këtë rast Abdihxiku u shpreh se po nis nga aty për të nderuar dhe kujtuar jo vetëm kryetarin e parë të LDK-së, por edhe themeltarin e Republikës së Kosovës, Dr.Ibrahim Rugovën.
“Nga këtu dërgojmë mesazhe se idetë tradicionale të LDK-së mbesin ide të kohës, të përhershme, të cilat do t’i kultivojmë edhe në këtë pjesë tonën.Jemi krenarë për punët e bëra që nga themelimi e deri më sot, e kaluara jonë është ajo me të cilën mburremi, por ajo sot s’na mjafton. E ardhmja ndërtohet duke e respektuar të shkuarën dhe duke i dhënë përgjigje çështjeve të kohës, që janë emergjente për Republikën e Kosovës”, tha Abdixhiku.
Ndërsa sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit, Lumir Abdixhiku deklaroi se po e presin konfirmimin për takimin e së premtes, duke shtuar se do të jenë konstruktivë në frymën themeltare të LDK-së, që sipas tij kontribuon në mirëmbajtjen dhe ndërtimin e institucioneve të Kosovës dhe jo në rrënimin e dëmtimin e tyre.
Abdixhiku arriti të zgjidhet dje kryetar i LDK-së me gjithsej 190 vota nga delegatët e partisë.