Postimi i kandidates për kryetare të komunës së Preshevës nga radhët e PVD-së znj.Ardita Sinani:
Shenasiu nga Corrotica është një nga mërgimtarët e shumtë, të cilët po na mbështesin çdo ditë e më shumë, për fitoren tonë të përbashkët më 28 mars.
Por, ai nuk mjaftohet me mbështetje. Shenasiu angazhohet, sepse është qytetar i angazhuar. Andaj edhe ka ardhur fizikisht.
Përpos jetës së tij profesionale dhe private në Zvicër, Shenasi Hetemi është emër i pashmangshëm në aksionet dhe kontributet e shumta për vendlindjen.
Ai nuk kursen asgjë për t’i ndihmuar personave me nevoja të veçanta.
Është nderë për mua dhe për Partinë për Veprim Demokratik ta kemi nga sot në mesin tonë, një njeri të tillë plotë humanitet, aktivizëm shoqëror dhe vetëdije politike.
Shenasiu ka qenë gjithë në anën e duhur. Prandaj edhe sot është me Preshevën.
Mirësevjen Shenasi!