Nitaj: Vetëvendosjes i takon të gjejë formulën për formimin e institucioneve të Kosovës

Nitaj: Vetëvendosjes i takon të gjejë formulën për formimin e institucioneve të Kosovës

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë kjo parti do të jetë konstruktive si opozitë

Ai pas takimit të Kryesisë së kësaj partie, në një konferencë për medie tha se në mbledhje u diskutua për formimin e institucioneve të dala pas zgjedhjeve të 14 shkurtit si dhe për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në fund të vitit.

“Sapo është përfunduar mbledhja e kryesisë pas takimit që Haradinaj ka pasur me partinë fituese, kemi biseduar për krijimin e institucioneve, dhe zgjedhjet lokale. Qëllimi i AAK-së, do jetë që të jetë parti konstruktive edhe në opozitë”, tha Nitaj.

Tutje, Nitaj theksoi se përgjegjësia mbi formimin e institucioneve i takon fituesit të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje.

Takimi i Kryesisë së AAK-së është mbajtur pas ati që ka zhvilluar kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj me kandidatin për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmani.