B.L. Corroticë dhe Raincë mbështesin PVD-në në zgjedhjet lokale të 28 marsit

B.L. Corroticë dhe Raincë mbështesin PVD-në në zgjedhjet lokale të 28 marsit

znj.Ardita Sinani në profilin e saj në facebook ka shkuar:

Gjithmonë kënaqësi e mikpritje kur viziton Raincën e Corroticën.

Rainca ishte e para. E në të të parin e kishin vendosur Kreshnikun, një djalë i ri, energjetik e i angazhuar. 

Bujqit e Raincës tashmë 4 vite i jetojnë premtimet e pushtetit dhe mungesën e dorës së tij. Kishin mbetur në pritje të përkrahjes nga pushteti lokal. Dhe nuk donin të prisnin më. Sepse nuk i besonin më kryetarit në ikje. 

Vazhduam në Corroticë. Këtu përveç zhgënjimit pashë edhe banorë të revoltuar. Aq shumë i ka keqpërdorur Shqiprim Arifi këta qytetarë të Preshevës duke u marrë votat e duke mos i realizuar premtimet e veta klienteliste, saqë Corrotica kërkon me ngulm ndërrim pushteti e ndryshim qeverisje. 

Corrotica është e organizuar mirë. Dora e bashkatdhetarëve tanë këtu vërehet shumë qartë. Shumë projekte në fshat janë realizuar me vetëiniciativë dhe vetëfinancim. Por meritat e mërgimtarëve të Corroticës pandershëm gjatë tërë mandatit Shqiprimi tentoi t’i paraqes si sukses i tij dhe pushtetit të tij.

Rainca e Corrotica dje dëshmuan që ishin me mua. Ishin me kandidatët e tyre, Kreshnikun, Ganiun e Mesudin.

Unë u zotova se do të jem me Raincën e Corroticën.

Sepse,

Unë Jom me Preshevën

#Voto4