Ajvari dhe voja (veza) Shqiprim janë shenja te varfërisë, na trego si e han ti pleskavicen, te mbushur apo jo, e peshkun e ha shpesh?

Shqiprim, ke filluar ta teprosh me kete ajvar edhe veze. Po na nençmon, sinqerisht! Po na fyen edhe nënat tona, te cilat në mungesë të ndonjë ushqimi më kalorik, qe baballarët tane nuk na sjellin në sofër,  jo që nuk duan, po se nuk kanë çfarë të na ofrojnë e na ofrojnë  ajvar dhe veze. Mos na fyej sofrën tonë Shqiprim. Ne kalorinë e marim nga veza, ndërsa ti trego se çfarë ha te Villa Letafet, e çfarë ke hëngër te EnyLux një kohë të gjatë? Ti e ke qef peshkun shumë apo gabim ma kanë thënë? A i ke pyetur ato që po të vijnë në tubime kur kanë hëngër mish apo peshk, kur kanë shtruar në sofrën e tyre një ushqim me kalori?! Ti leht e ke që zgërdhihesh kur e përmend ajvarin e vezën, sepse tavolina bukës e jote mbushet me mish të terur, kaçkavall e mjaltë! E besa edhe frutat e thata i ha si desert! E ata që po të vijnë mbrapa, i ke pyetur se me çfarë e mbushin sofrën e tyre?!

Prandaj, Shqiprim,po të drejtohem në emër, sepse ti nuk më përfaqëson mua si kryetar komune, po na nënçmon sofrën dhe nënat tona!

Prandaj, po të lutemi, mjaft na nënçmove intelegjencën!

Autori është qytetar anonim i komunës së Preshevës